Samiti BE-Ballkan, “El Pais”: Thaçi “kushtëzon” Spanjën (VIDEO)

Samiti BE-Ballkan, “El Pais”: Thaçi “kushtëzon” Spanjën (VIDEO)

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy po mendon të mos marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian për Ballkanin më 17 Maj në Sofje të Bullgarisë. Gazeta spanjolle El Pais ishkruan se shkaku është prania e presidentit të Kosovës Hashim Thaci, gjë që mund të shkaktojë trazira të brendshme politike për faktin se ceshtja e Katalonjës është paralelizuar shpesh cështjen e Kosovës.

Me shumë gjasë, shefi i ekzekutivit spanjoll druhet se një fotografi me liderin Kosovar Thaci mund të përdoret nga politika e brendshme kundër tij për çështjen e pavarësisë së Katalonjës, thuhet në artikull, ku ndër të tjera përmenden edhe shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur kosovën si greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.

Por të katërta këto shtete do të marrin pjesë, cka sipas gazetës përforcon dyshimet për arsyen e vërtetë të mospjesëmarrjes në samit.  El pais citon burime di0plomatike të brendshme, sipas të cilave, organizatorët e samitit po shohin mundësinë e shmangies së banderolës së flamurit të Kosovës për të nxitur pjesëmarrjen e Rajoyt. Mdërkohë që edhe vizita e presidentit të këshillit të europës Donald Tusk mund ti japë një shtysë vendimit të qeverisë spanjolle.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy