Zelensky: 344 persona u evakuuan nga Mariupol, ka ende fëmijë dhe gra

Zelensky: 344 persona u evakuuan nga Mariupol, ka ende fëmijë dhe gra

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se 344 persona janë evakuuar nga Mariupol dhe rrethinat e Zaporzhzhia të mërkurën.

Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që e bëjnë operacionin e evakuimit të suksesshëm”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim për të evakuuar ata që mbeten në Mariupol.

Ne jemi duke negociuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të shpëtojmë njerëz nga Azovstal, nga Mariupol. Ka ende civilë, gra, fëmijë. Ne kemi nevojë për një armëpushim të vazhdueshëm për t’i shpëtuar ata”, tha ai.

Kujtojmë se fabrika e çelikut Azovstal është e vetmja pjesë e qytetit që nuk është marrë nga kontrolli i rusëve.

Atje janë duke u zhvilluar beteja të ashpra mes ushtrisë vendase dhe asaj armike dhe sipas raportimeve bëhet fjalë se kanë humbur jetën shumë persona, mes tyre edhe civilë.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pret  të hapë korridoret e evakuimit  për civilët nga uzina e çelikut Azovstal pranë Mariupol duke filluar nga e enjtja.

Evakuimet janë caktuar të zhvillohen nga 5 maji deri më 7 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite me orën e Moskës, tha ministria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy