Imeri: Ligjërisht, Kurti nuk paraqet pengesë si kandidat për kryeministër të Kosovës (VIDEO)

Imeri: Ligjërisht, Kurti nuk paraqet pengesë si kandidat për kryeministër të Kosovës (VIDEO)

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për të moscertifikuar kandidimin e Albin Kurtit për deputet, Vetëvendosje ka paralajmëruar se do i drejtohet Gjykatës Supreme. Analisti nga Kosova, Dorajet Imeri, thotë përmes skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, se ligjërisht lideri i VV, Albin Kurti, shpëton dhe se nuk paraqet pengesë si kandidat për kryeministër më zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në sistemin tonë politik subjektet kanë të drejtë ti drejtohen Gjykatës Kushtese, pra në këtë mëyrë, supozojmë se do të kemi përgjigjje negative nga Gjykata Supreme, atëherë Kurtit dhe VV do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Edhe politika është e diskutueshme, përderisa është pamundësia për deputet dhe për ligjet e diskutueshme, nuk do të jetë pengesë për kryeministër, dhe nuk paraqet pengesë për kandidim për kryeministër”.

Porse çfarë ndodh në rastet kur edhe Gjykata Supreme lë në fuqi vendimin për moskandidimin e Albin Kurtit, sa do e penalizonte kjo në vota Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhje? Lidhur me këtë analisti Imeri, thotë se kjo nuk përçon efekt negativ, sepse VV dhe lista e Vjosa Osmanit, sipas të gjitha sondazheve, tashmë e kanë siguruar fitoren e mundshme.

“Konsideroj se nuk do të ketë efekt negative, sepse VV ka një përkrahje të konsideruar nga qytetarët.  

VV së bashku me listën e Vjosa Osmanit ka ardhitur 50 përqindshin e pretenduar, dhe të gjitha sondazhet flasin për një rritje mbi 50 përqibnd të këtyre trendeve të të dy listave, dhe kësisoj, nuk paraqet pengesë kandidimi i tij për kryeministër”.

Pedagogu Imeri, thotë se megjithatë nuk do të ketë ndryshim të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë . Me gjithë mundësitë e përgjigjjes negative që mund të sjell Gjykata Supreme, KQZ mund të fshij nga lista si bartës i listës Kurtin, porse ai do të vazhdoj të jetë bartës i listës për partinë dhe votuesit e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy