VIDEO/ Detaje nga laboratori i drogës në Lushnjë, si u përshtat karburanti në godinë kultivimi kanabisi

VIDEO/ Detaje nga laboratori i drogës në Lushnjë, si u përshtat karburanti në godinë kultivimi kanabisi

Detaje të reja kanë dalë nga laboratori drogës që është zbuluar këtë të premte në Lushnjë.

Në këtë video duken pamjet e objektit të përshtatur në godinë për kultivimin e bimëve narkotike.

Është një godinë e cila dikur ka shërbyer si pikë karburanti, por prej vitesh nuk funksiononte si e tillë. Godina ndodhet në kryqëzimin e quajtur si “Pushimi I shoferit”, 10 metra larg nga autostrada. Ajo ishte në fazë restaurimi, e rrethuar nga jashtë me materiale ndërtimi, ndërsa brenda ishte ngritur laboratory i drogës.

Policia ka sekuestruar të gjitha llampat ndriçuese që kanë sherbyer për ngrohjen e bimëve, tuba aspirimi, materiale alumini, fuqi uji dhe bimë narkotike. Nuk dihet sasia e tyre, ndërsa nga burimet e MCN mësohet se është arrestuar një person që dyshohet të jetë kapur në këto ambiente.

Burimet bëjnë të ditur se ky laborator është godit pas një hetimi disamujor i Policisë së Fierit, ndërsa ende nuk dihet emri I pronarit të godinës ku është zbuluar laboratori për kultivimin e lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy