Dosja ‘5D’/ Soko: Hetimet të kishin nisur nga kryetari i bashkisë, SPAK s’ka asnjë mundësi të shpëtoj Veliajn (VIDEO)

Dosja ‘5D’/ Soko: Hetimet të kishin nisur nga kryetari i bashkisë, SPAK s’ka asnjë mundësi të shpëtoj Veliajn (VIDEO)

Dosja ‘5D’ çoi pas hekurave ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranë dhe biznesmenë, si Mariglen Qato dhe Redi Molla të cilët i dhanë tendera kompanisë së tyre.

Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live u shpreh se SPAK hetimet duhet ti kishte nisur nga kryetari i bashkisë për të kaluar më pas poshtë.

Ai tha se në momentin e firmosjes së kontratës titullari ka detyrimin që ti kontrollojë të gjitha dhe më e rëndësishmja monitorimi i kontratës.

Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me një shpërdorim të thellë detyre dhe SPAK nuk ka ndonjë formë apo mënyrë për ta shpëtuar Erion Veliaj.

Kam një pyetje për SPAK, tani kemi të bëjmë me një procedurë ku marrëdhëniet e treta ekonomike të bashkisë me të tretët gjithmonë kanë përfaqësues, zyrtarizohen, ligjërohen dhe lindin. Për shembull rasti i një tenderi kur titullari vendos firmën lind kontrata dhe në të gjitha këto hetime të SPAK firma është e titullarit të bashkisë.

Tani SPAK se kishte më të lehtë që këtë hetim që po bën ta niste në fillim nga kryetari i bashkisë? Pra hetimi nis nga ai që ke firmën aty dhe patjetër që do shkosh dhe poshtë për të parë se si kjo procedurë prokurorimi si ka ardhur, por më pas dalim te këta të tjerët.

Në momentin e firmosjes së kontratës titullari ka detyrimin që ti kontrollojë të gjitha, pra nëse cedon diçka është dhe ai brenda dhe e dyta që është dhe më e rëndësishme është monitorimi i kontratës. Pra titullari ka në dorë monitorimin e kontratës sepse pagesat e parave vijnë gjithmonë pas monitorimit.

Dhe unë jam shumë dakord që është titullari që vendos nëse ka gjetur një procedurë të parregullt pasi dhe shpërdorimi i detyrës jo detyrimisht vjen për shkak të korrupsionit, por dhe nga paaftësia.

Më tej ai shtoi se posti publik është përgjegjësi publike, detyrimi që ke ti si mbajtës i atij posti për të kryer çdo gjë që ke në dorë të mundshme për mbarëvajtjen e punës dhe të gjithë projektet.

Fakti që të ka kaluar pa e kapur 26 procedura këtu kemi të bëjmë me shpërdorim të thellë detyre sepse nuk të iku një tender por 26. Pra dhe të duash ta shpëtosh lali Erin në këtë rast nuk e shpëton dot.

Unë ja delegoj Xhevit, por përgjegjësinë nëse ai gabon e kam po unë. Kjo është neglizhencë e thellë dhe shpërdorim detyrë prandaj nuk besoj se SPAK ka ndonjë formë apo mënyrë për ta shpëtuar lali Erin.

Ata që kanë arrestuar unë nuk i njoh fare se kush janë sepse vota ka shkuar për Erion Veliajn dhe ai duhet të mbajë përgjegjësinë. Ka audit të brendshëm, ka kontroll të lartë të shtetit janë disa mekanizma që kryetari i bashkisë i ka për këtë gjë. Rama dihet që ka informacion, do ishte anormale nëse nuk do dinte. Pesha e Veliajt në politikën shqiptare është hiperbolizuar, është kujdesur vetë për këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy