Nga 18 parti që kanë marrë pjesë në zgjedhje, vetëm 8 prej tyre kanë dorëzuar në KQZ raportin financiar të zgjedhjeve. KQZ do të marrë masa administrative ndaj partive që nuk e kanë dorëzuar raportin, i cili është një detyrim ligjor që përcaktohet në ligjin për partitë politike.
“Ligji per partite politike ka percaktuar qe çdo parti duhet te bej publik nje raport per financimin e fushates. Duhet te dorezojne 60 dite pas zgjedhjeve raportin me te dhenat financiare. Afati ligjor ka qene data 25 shtator. Nga 18 parti politike kane dorezuar raportin financiar te zgjedhjeve vetem 8 parti. KQZ do marre masa administrative per partite qe nuk zbatojne ligjin. Zbatimi i ligjit eshte faktor kryesor per trasparencen”, u theksua në mbledhjen e sotme.



