Gara për kreun e BKH-së/ Kraja publikon emrat e pesë kandidatëtëve: Aplikoni deri në 30 Janar

Gara për kreun e BKH-së/ Kraja publikon emrat e pesë kandidatëtëve: Aplikoni deri në 30 Janar

Arben Kraja, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” ka publikuar emrat e pesë kandidatëve që kanë aplikuar deri tani për drejtorin e BKH-së.

5 kandidatët në garë deri më tani janë: Ibrahim Disha,  Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj,  Adriatik Ago. Kraja bën thirrje që të aplikojn¡ edhe persona të tjerë dhe se afati është deri më 30 janar.

Njoftimi:

Për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Njoftojmë se deri sot, në datën 24.01.2020, ora 9.00, kanë aplikuar këta kandidatë:

1. Ibrahim Disha

2. Artan Shkëmbi

3. Gjovalin Ulndreaj

4. Adriatik Ago

5. Sabri Hoxha

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.

Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet. Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë. Ju inkurajoj të aplikoni.Arben Kraja Drejtues i Prokurorisë se Posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy