Inceneratorët/ Malltezi: Ka indicie që Veliaj urdhëroi Mërtirin të paguante Bolinon e Blushin. Ishte pjesë e strategjisë, SPAK të hetojë (VIDEO)

Inceneratorët/ Malltezi: Ka indicie që Veliaj urdhëroi Mërtirin të paguante Bolinon e Blushin. Ishte pjesë e strategjisë, SPAK të hetojë (VIDEO)

Sali Berisha tha sot se SPAK ka përgjime lidhur me aferën e inceneratorëve ku Veliaj urdhëron Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV anëtari i Kështillit Kombëtar të PD Jamarbër Malltezi tha se ka indicie në lidhje me këto përgjime, që sipas tij kanë qenë pjesë e strategjisë së kryebashkiakut Veliaj. Sipas Malltezit SPAK-u deri më tani ka bërë hetime të përcipta, duke thekuar se organi i akuzës duhet të shkojë më së paku te Engjëll Agaçi dhe Artur Metani. 

"Para disa vitesh kur dolën pagesat për inceneratorët ne u cuditëm nga shumat marramendëse që ishin paguar, qoftë për Blushin, qoftë për Bolinon, e me radhë. Me sa duket kjo ka qenë me strategji dhe detyrim nga Erion Veliaj. S’e kemi si dokument, por kemi indicie nga informacione të brendshme. Është shumë ngjarje e rëndë dhe shkon bashkërisht me ato indiciet e tjera që ne kishim, lidhur psh. se pse u shkarkua si ministër Blendi Klosi. U shkarkua si ministër sepse hyri te monopoli i plehrave të Klodian Zotos, që e kishte monopol me Ramën dhe Veliajn. Klosi lëshoi disa leje për depozitime dherash dhe këtë s’mund ta pranonin këto që kishin monopolin e dherave. Është shumë ngjarje e rëndë. Deri më tani SPAK-u ka bërë një punë të përciptë. Nuk ka guxuar të thërrasë as Don Agaçion, apo z.Metani, që si drejtor i Drejtorisë Juridike ka një përgjegjësi direkte në tre pika”, tha Malltezi. 

Duke shpjeguar rolin e bashkëshortes së Ben Blushit, Malltezi deklaron: 

Znj. Blushi ka shkuar deri në Bullgari dhe ka krijuar një ndërmarrje të përbashkët në Bullgari së bashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin apo Klodian Mërtirin. Të tre këto bashkë kanë krijuar një kompani, një guaskë. Këtë guaskë e ka përdorur që të jepte miliona euro, t’i merrte nga paratë publike të inceneratorëve dhe t’i çonin për pronarët e TCH, gjoja për blerjen e 50 për qind të aksioneve të Lori Caffe-së. Shumë e rëndë dhe shumë interesante, znj. Blushi ndërkohë që ishte notere dhe s’e lejonte ligji i noterisë ka krijuar një ndërmarrje të përbashkët. Tjetër znj. Blushi ka mjetet e kompanisë AlbTek, nga Stela Gugallja, që tregon jo vetëm njohje, por edhe mirëbesim të jashtëzakonshëm. Kemi një kontratë që kompania e këtyre EM Kapital, guaska në Bullgari që s’kishte asnjë fond të vetën, paratë i merrte nga taksapguesit shqiptar. Guaska EM Kapital kishte lidhur një kontratë me kompaninë që menaxhon Lori Caffe-n për 2 milionë euro. Me sa duket kishin interesa që të merrnin me qira gjithë linjën editoriale të TCH, për interesa të mafias së inceneratorëve, që kishin emëruar Blushin atë kohë. Të paktën 1 milion euro është bërë gjatë vitit të parë. Paratë e inceneratorëve duke përdorur guaskën e Blushit në Bullgari u përdorën për të marrë linjën editoriale dhe s’iu kthyen më taksapguesve shqiptarë”.

Ai vë në dukje se hetimet për Kokën dhe Bllakon nuk mbulojnë as 1 për qind të aferës së inceneratorëve. 

SPAK-u ka frikë të hetojë. Kush kishte autoritetin që të hiqte në kosh të plehrave Strategjinë për Mbetjet që ishte hartuar nga BE?! A e kishte Alqi Bllako? Jo. SPAK duhet të shkoj minimumi te Don Agacio dhe Artur Metani.  4 milionëshi i Lefter Kokës nuk është as 1 për qindshi i aferës. SPAK-u duhet të bëjë një punë të pafrikësuar nga Rama dhe t’u shkojë gjërave deri në fund. Kemi Don Agaçion dhe Artur Metanin me përgjegjesi direkte penale. Kanë hequr nenin pamundësinë e heqjes dorë nga kontrata, që nuk ekziston në asnjë kontratë”, tha Malltezi. 

Teksa u pyet mbi hetimet për inceneratorin e Tiranës, Malltezi tha:

SPAK-u po heton me frikë, deri te disa drejtorë, nuk po heton te Veliaj që ka rol direkt. Në rast se janë të vërteta elementët që ka komunikime mes Veliajt dhe Klodian Zotos dhe Mërtirit, kjo tregon se kush janë pronarët realë të inceneratorëve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy