Zbardhen 4 raste vjedhjesh në Borsh, në pranga 30-vjeçari (VIDEO)

Zbardhen 4 raste vjedhjesh në Borsh, në pranga 30-vjeçari (VIDEO)

Janë zbardhur dhe dokumentuar 4 raste vjedhjesh në zonën e Borshit, ndërsa policia ka arrestuar një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

NJOFTIMI

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:

            •           Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:

            •           Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;

            •           Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;

            •           Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;

            •           Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy