
Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Zvarritja e punës është shkaktuar nga pala greke, e cila edhe pse në fluks ka zgjedhur që të punojë vetëm me një sportel.
Qytetarët shprehen se kanë më shumë se një orë duke qëndruar në pritje, e aktualisht, situata vijon të mbetet e njëjtë.
Ndërkohë, duhet theksuar se pala shqiptare po vijon punën me ritme të shpejta, me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.



