
Temperaturat nën zero dhe stuhi të forta ere dhe bore goditën dje Suedinë, duke shkaktuar trafik të rënduar në pjesë të ndryshme të vendit.
"Kemi punuar gjithë natën për të shpërndarë shishe me ujë. Do të duhet ende pak kohë para se trafiku të kthehet në normalitet, ne i kemi dhënë përparësi automjeteve me goma dimërore dhe makinave. Por do të duhen ende disa orë", tha Göran Melin, zëvendës menaxher i urgjencës në komunën e Jonkoping.
Ditën e djeshme termometri shënoi temperaturën -33.7 gradë në veri të vendit. Një temperaturë kaq e ulët në muajin prill nuk është është regjistruar që nga viti 1955.



