
Një krim në familje është shënuar ditën e sotme në Roskovec, ku një burrë në moshë ka vrarë gruan e tij dhe i ka dhënë fund jetës.
Rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pushkë, në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.



