Sezoni turistik 2021/ Ardi Veliu nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me homologun malazez

Sezoni turistik 2021/ Ardi Veliu nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me homologun malazez

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nënshkruar këtë të martë një protokoll bashkëpunimi me homologun e tij malazez, Zoran Brdanin.

Protokolli i bashkëpunimit parashikon drejtim të marrëdhënieve mes dy policive kufitare, për të kryer kontrolle dhe patrullime të përbashkëta; parandalimin e flukseve migratore; parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare; shkëmbimin e informacionit për personat apo grupet që ushtrojnë veprimtari kriminale dhe rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse ndaj grupeve kriminale në fushën e krimit të organizuar.

Të dy drejtorët u dakordësuan për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, për hetimin e plotë të krimeve ndërkufitare dhe të krimit të organizuar, me qëllim që mos mbetemi thjesht në kuadrin e shkëmbimit të informacionit dhe të veprojmë të ndarë, por të veprojmë bashkërisht me hetime të përbashkëta ndaj personave apo grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit me shtetin grek, dhe më pas tentojnë të kalojnë në një nga vendet e BE-së, nëpërmjet Malit të Zi.

Në fund të takimit, Veliu dhe Brdanin nënshkruan protokollin “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2021” midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi, për dërgimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në Malin e Zi, gjatë sezonit turistik, me qëllim shkëmbimin e politikave policore, mbështetjen në parandalimin e ngjarjeve kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, forcimin e sigurisë rrugore, si dhe parandalimin dhe luftën kundër veprave penale me karakter ndërkufitar, gjatë sezonit turistik në Malin e Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy