​Alkooli në shtatzëni ndryshon tiparet e fytyrës së foshnjës

​Alkooli në shtatzëni ndryshon tiparet e fytyrës së foshnjës

Një studim i ri konfirmon se nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit gjatë shtatzënisë, pasi hulumtuesit gjetën se edhe pirja e rastësishme e një gote mund të ndikojë në zhvillimin e fytyrës së fëmijës.

Hulumtuesit nga Belgjika dhe Australia vlerësuan shprehitë e pirjes së alkoolit të më shumë se 400 grave gjatë shtatzënisë dhe i morën tiparet e fytyrës së foshnjave të tyre në moshën 1 vjeçare.

Ekipi zbuloi se ekspozimi prenatal ndaj alkoolit - madje edhe në nivele të ulëta - ndikoi lehtë në formimin e karakteristikave të fytyrës në mitër, duke përfshirë hundën, mjekrën dhe sytë. Konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një numër problemesh fizike dhe zhvillimore për foshnjën, duke përfshirë lindjen me peshë të ulët, vështirësitë në të mësuar, kokë të vogël, aftësitë e kufizuara intelektuale dhe problemet me shikimin ose dëgjimin.

Hulumtuesit ishin të befasuar se madje këto nivele të ulëta të alkoolit megjithatë kanë një ndikim të lehtë por negativ te foshnja. Për këtë arsye, ata rekomandojnë fuqishëm që shtatzënë tërësisht të abstenojë nga konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë. / KP /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy