
Është zhvilluar për të tetin vit radhazi, edicioni i i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, një organizim i Ministrisë së Kulturës.
Juria e përzgjedhur vlerësoi punët e 26 pjesëmarrësve dhe ndau të pestë çmimet fituese.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale emrat e fituesve.
Fituesit janë: Çmimi i parë: Rei Kërçova, për frymën filozofike të fabulës, mesazhin optimist që transmeton, si edhe për origjinalitetin e konceptimit filozofik të veprës.
Çmimi i dytë: Gert Simoni, për risjelljen e historisë dhe figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me një trajtim të ri si naracion dhe grafizëm.
Çmimi i tretë: Melisa Koyun, për frymën poetike të fabulës dhe trajtimin e pasur pikturor të saj.
Çmimi i katërt: Xhoen Hajdaraj, për risjellje në vëmendje të figurës historike të Shote Galicës, nëpërmjet trajtimit të fuqishëm grafik.
Çmimi i pestë: Peter Duka, si pjesëmarrësi më i ri në këtë edicion, për sinqeritetin e trajtimit vizual dhe lidhjes së fabulës me traditën letrare të së shkuarës.
Në ceremoni u shpërndanë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit ne konkurs, si edhe albumi përmbledhës i punëve të paraqitura në këtë edicion.




