
Dita e sotme nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit , ndërsa reshje dëbore do të ketë në zonat e thella malore. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.



