Vijon situata e rënduar nga helmimi në Krujë, dezinfektohet depoja kryesore ku u gjet prani bakteresh

Vijon situata e rënduar nga helmimi në Krujë, dezinfektohet depoja kryesore ku u gjet prani bakteresh

Kur kanë kaluar 5 ditë që nga shfaqja e rasteve të para të pacientëve të helmuar nga uji, qytetarët në Krujë ende vijojnë që të paraqiten për të marrë trajtim shëndetësor.

Mësohet se nga mesdita e djeshme deri sot në mëngjes kanë qenë rreth 130 persona, që i janë drejtuar spitalit për ndihmë, ku fluksi më i madh ka qenë gjatë darkës.

Aktualisht në spital nuk ka njeri që po merr ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, pra me shqetësimet që kanë shfaq për ujin.

Ndërkohë bëhet me dije se depozita kryesore është dezinfektuar, pasi është mbushur edhe është shkarkuar dy herë dhe pritet leja nga ISHP që të nisë furnizimi me uji i qytetit, pasi duhet të dalin analizat të cilat me shumë gjasa do të bëhen publike nesër.

Uji i pijshëm në Krujë, rezultoi me ngarkesë bakteriale të esheria coli dhe streptokokut fekal.

Ndërkohë ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni. Ende nuk ka një përgjegjës për këtë situatë.

Disa firma të prodhimit e paketimit të ujit, por edhe biznese lokale, janë sensibilizuar ditën e djeshme dhe kanë dërguar në Krujë rreth 100 tonë ujë të paketuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy