Quhet DGX GH200 dhe është një super kompjuter i dedikuar për inteligjencën artificiale.
Kjo pajisje u prezantua nga Jensen Huang, CEO i Nvidia, një lider botëror në informatikë.
Platforma e re DGX GH200 do të shërbejë për të ndihmuar kompanitë e teknologjisë në ndërtimin e modeleve të mëdha gjeneruese të AI, të ngjashme me ChatGPT të OpenAI.
Lajmin e raporton Financial Times.
Platforma përmban 256 superçipa Grace Hopper që punojnë së bashku, duke krijuar një fuqi të fuqishme superkompjuterike me 144 TB memorie, ideale për detyrat më komplekse të trajnimit gjenerues të AI.
Nvidia tashmë mund të mbështetet tek Google, Meta dhe Microsoft, të gatshëm për të adoptuar këto sisteme të fundit.



