Transporti i nxënsësvë është një problem i cili nuk prek vetëm zonat e thella por edhe qendrat urbane.
Emisioni“ Xhadat” bëri një vëzhgim në disa prej shkollave të kryeqytetit për të parë nëse mjetet e transportit shkollor zbatojnë rregullat e përcaktuara për transportin rrugor të nxënësve.
Nga vëzhgimi ynë na rezulton se shumë drejtues mjetesh të kësaj kategorie transportonin nxënës më shumë se kapaciteti i lejuar.
Furgonat që kamera jonë filmoi në terren janë Sprinter dhe maksimumi i kapacitetit të tyre është 28 vende. Ndërsa ne shohim të zbresin 30 dhe 38 nxënës nga një furgon.
Furgonat nuk kanë ngjyrën portokalli si e parashikon vendimi ndërkohë që nxënësit zbresin nga furgoni të pa shoqëruar nga askush.
Sipas drejtoreshës së shkollës “Vasil Shanto” nuk është roli i shkollës të merret me problemin e transportit të nxënësve.
“Mos ia kërko shkollës këtë. Menaxhimin e rrugës e bën Bashkia nuk e bën shkolla. Me furgonat që bëjnë transportin e shkollave, nuk kemi lidhje. Në mënyrë apsolute, është mardhënie private. Të gjitha,i gjejnë vetë prindrit, shkolla s’ka lidhje fare. Ardhja dhe largimi është përgjegjsi e prindërve dhe mardhënia midis furgonit apo mjetit që bën transportin e nxënësve është gjithmonë një mardhënie private. Në mënyre apsolute është përgjegjësia prindërore”
Lidhur me këtë problem nëpërmjet komunikimit elektronik u shpreh edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e cila thotë se :
“Në qendrat urbane transporti i nxënësve dhe mësuesve për në institucionet arsimore bëhet nëpërmjet rrjetit të linjave të transportit publik/privat të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore apo qendrore, apo me mjete të familjarëve ose të pajtuara nga ana e familjarëve.
Institucionet dhe strukturat arsimore nuk e kanë në fushën e vet të veprimtarisë kontrollin, mbikëqyrjen apo zbatimin e kërkesave ligjore të mjeteve të licencuara të transportit publik për oraret, kapacitet apo gjendjen e tyre teknike.
Emisioni investigativ “Xhadat” u interesua edhe pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Për të mësuar më shumë mbi kundravajtjet administrative dhe problematikat që hasen në transportin shkollor.
Specialistja e pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, Tiranë znj. Fatime Zela shprehet se:
“Një nga problemet më kryesore që hasen në qarkullimin rrugor, për transportin e fëmijëve, është transporti mbi kapacitetin e lejuar që do të thotë se në mjet futen më shumë pasagjerë se ç’është e lejuar në çertifikatën e transportit, librezën.
Probleme të tjera që hasim janë edhe problemet e fiksimit të fëmijëve, gjë të cilën nuk janë të paisur të gjithë me fiksimin e fëmijëve, çertifikatën e transportit për fëmijë dhe lejen e drejtimit, të drejtuesit të mjetit që të jetë e specifikuar për trasportin e fëmijëve. Nga qarkullimi rrugor janë marrë masa për këtë kategori mjetesh, janë marrë masa për pezullimin e lejeve të drejtimit, për këtë kategori mjetesh. Përsa i përket qarkullimit rrugor kontrollet më të shumta janë në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, për shkak të fluksit të nxënësve.Gjatë gjithë kohës pranë një shkolle në buzë të rrugës gjithmomë është pozicionuar një polic qarkullimi qoftë për mbarvajten e trafikut, por edhe për sigurinë nxënësve për të kaluar nga njëra anë e rrugës, në krahun tjetër të rrugës”.
Masat me sa duket i merr vetëm policia për kundravajtësit, por duhet të funksionojnë të gjitha hallkat, bashkia, ministria, shkolla dhe famila, ndryshe do kemi përherë këtë gjendje me transportin shkollor të nxënësve.



