Banesa e nënës së ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme. Vetë nëna e tij Liri Gjiknuri, dhe vëllai i ministrit, kanë depozituar në polici një kallëzim penal.
Sipas denoncimit të saj, grabitja ka ndodhur gjatë natës në banesën e tyre në rrugën “Maliq Muça”.
Menjëherë uniformat blu janë vënë në lëvizje, dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen. Policia thotë se në banesën e Liri Gjiknurit u vodhën 300 mijë lekë (të reja), por vetë nëna e ministrit thotë se hajdutët i kanë marrë 1.6 mln lekë të vjetra (160 mijë lekë të reja).
Ajo thotë se këto ishin paratë e 4 muajve nga pensioni.
Nëna e ministrit Gjiknuri thotë se “Media po e trajton politikisht ngjarjen, dhe kjo është e turpshme”.
Deri më tani janë shoqëruar dy persona në Polici. Sakaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.



