
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë ushqimesh dhe pijesh në Bangladesh duke vrarë të paktën 52 persona, shumë prej të cilëve ishin bllokuar brenda nga një dere të mbyllur në mënyrë të paligjshme.
Policia fillimisht dha një numër prej tre të vdekurish, por pasi zjarri u shua zbuloi grumbuj trupash në fabrikën 5 katëshe Hashem Foods në Rupganj.
Deri më tani janë gjetur 52 trupa, por dy katet e sipërme të fabrikës ende nuk janë kontrolluar, ka deklaruar Debasish Bardhan, zëvendës drejtori i shërbimit të zjarrit dhe mbrojtjes civile.
Ai tha se dalja kryesore e fabrikës ishte mbyllur nga brenda dhe shumë prej atyre që vdiqën ishin bllokuar, shkruan The Guardian.
Shumë punëtorë u hodhën nga katet e sipërme dhe të paktën 26 prej tyre pësuan lëndime. Ndërkohë informacioni për sa njerëz ishin në fabrikë dhe sa rezultojnë të zhdukur nuk është ende i disponueshëm.



