Kryeparlamentari i Rusisë, Viatcheslav Volodine, i është përgjigjur Navalny-t pak orë pasi ky i fundit deklaroi se pas helmimit fshihet kremlini dhe presidenti Putin. Volodine ka sulmuar ashpër Navalny-n, që rrezikoi jetën, duke e akuzuar atë edhe si spiun i vendeve perëndimore.
Ndër të tjeta kryeparlamentari ka deklaruar se Putin i ka shpëtuar jetën Navalny-t, por pa shpjeguar se kur dhe si.
"Navalny është i paturpshëm, ai është një horr,"- tha ai. "Putini i shpëtoi jetën. Tani është e qartë se Navalny punon për shërbimet sekrete dhe autoritetet e vendeve perëndimore".
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Berlinit po bëhen gjithashtu më të ftohta pas ndërhyrjes së ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas në OKB ku ai tha se tentativa për vrasjen e kryeopozitarit rus është "shkelje e ndalimit të përdorimit të armëve kimike të tilla si ajo e gjetur në helmimin e Navalny”. Ai tha se “Ky është një problem për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare".



