"Xhadat"/ Tirana ndalon me ligj lypjen

"Xhadat"/ Tirana ndalon me ligj lypjen

Një ditë gazetari i “Xhadave” Andi Llabuti, vendosi të dalë në qendër të Tiranës, pas godinës së Bashkisë Tiranë për të lypur.

Pas grimit si lypës në MCN TV, gazetari u  nis për në qendër të Tiranës, i veshur keq, i grisur, i bërë pis, duke çaluar me një patericë dhe një tepsi në dorë për të grumbulluar lekët.Në harkun kohor të 40 minutave ‘‘lypsarit‘‘ gazetar iu afruan pesë efektivë të Policisë Bashkiake.

Efektivët e policisë tentuan të lëviznin “lypsin” nga kudo që mund të zinte vend. Nga njëra police në tjetrën, ligji për ndalimin e lypjes ndryshonte si koefiçentët në një ndeshje futbolli. Një efektive mendoi të trëmbte “lypsin” se kushdo që mund të kërkoj lëmoshë e pret burgu, dhe një tjetër ngatërroi nenin me gjithë ligj.

Po a ka në të vërtetë një ligj që ndalon lypjen në territorin e Bashkisë Tiranë?

Në fakt Këshilli Bashkiak Tiranë ka miratuar në vitin 2018 vendimin që liston një sërë kundravajtjesh.  Në nenin 10, "Kundërvajtjet administrative kundër moralit publik, pika f. parashikohet se " Kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor" përbëjnë kundravajtje e cila dënohet me gjobë nga 2-10 mijë lekë të reja. Në asnjë rast lypja nuk dënohet me burg, ashtu sikurse një nga policet kërcënoi gazetarin e "Xhadave".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy