Ukraina, Erdogan dhe Putin bisedojnë 1 orë në telefon, propozimi i Presidentit turk

Ukraina, Erdogan dhe Putin bisedojnë 1 orë në telefon, propozimi i Presidentit turk

Biseda telefonike mes Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan me homologun rus Vladimir Putin, e mbajtur këtë të diel, ka zgjatur afro një orë.

Dy liderët kanë diskutuar lidhur me mundësinë që Turqia të jetë mikpritësja e një tjetër raundi negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës, për të gjetur dakordësinë për armëpushimin.

Erdogan insistoi për të shërbyer si ndërmjetës në zgjidhjen e krizës.

Putin gjatë bisedës u shpreh se e mirëpret idenë që dy vendet të dialogojnë me praninë e partnerëve të huaj.

Në ditët e fundit qeveria turke ka intensifikuar kontaktet diplomatike, për të arritur që të ulë në të njëjtën tavolinë ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka komunikuar më herët me kolegun rus, Sergei Lavrov dhe atë ukrainas, Dimitri Kyleba, me të cilët insistoi që të mundësonte një takim, në forumin diplomatik që do të mbahet në Antalia në 11 mars.

Nga ana e tij Kremlini, konfirmoi të premten mbrëma se Lavrov do të marrë pjesë në forum, ndërkohë që pala ruse nuk e ka konfirmuar diçka të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy