Meteorologia Anira Gjoni thotë se muaji do të mbyllet me reshje shiu dhe temperatura në vlerat maksimale të ditës mbi mesataren shumëvjeçare.
Duke folur për MCN Live, Gjoni informoi se fokusi kryesor do të mbetet tek reshjet.
Presim që në qarkun e Vlorës të kemi reshje mesatare dhe intensive dhe qarqet e tjera do të jenë mesatare.
Ditën e premte presim reshje të dobëta dëbore në lartësi mbi 1500 metër, në lindje kryesisht por nuk do të jenë të prekshme nga banorët.
Por nuk është çudi që edhe në prill të kemi reshje dëbore. Por kjo javë mbetet me reshje shiu, ndërsa në fundjavë do të vijojnë duke u reduktuar.
Për ditën e nesërme temperaturat parashikohen
Në bregdet 13-15 gradë celcius
Në zonat e ulëta 12-14 gradë celcius
Në zonat malore 8-13 gradë celcius



