
Helmimi i oligarkut rus, Roman Abramovich në fillim të muajit gjatë raundit të parë të negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mbetet një mister.
Sipas Reuters, Kremlini ka deklaruar se helmimi i dyshuar i miliarderit rus në bisedimet e paqes nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Zyrtarët rusë thonë se historia e helmimit është pjesë e “luftës me informacione”.
Ndër të tjera Kremlini ka thënë se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus në Turqi, megjithëse ai është fotografuar në bisedimet me Ukrainën sot duke folur me presidentin turk dhe delegatë të ndryshëm.
Pas helmimit në raundin e parë të negociatave Rusi-Ukrainë, oligarku rus, Roman Abramovich është parë sot në bisedimet e paqes që po zhvillohen në Stamboll.
Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegatët në Stamboll këtë mëngjes.



