
Një krim në familje ka tronditur dje Koplikun. Ngjarja ndodhi në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut, ku Ylber Bajrakurtaj, 42 vjeç, qëlloi me sëpatë në grindje e sipër gruan e tij, Lumturie Bajrakurtaj, gjithashtu 42 vjeçe.
Sipas raportimeve, çifti i bashkëshortëve kanë debatuar në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që tre fëmijët e tyre të mitur ndodheshin brenda.
Goditja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe mbërriti në vendngjarje, vuri në pranga 42-vjeçarin, që rezulton person me probleme mendore, pasi ishte trajtuar më herët në spitalin psikiatrik të Shkodrës.
Në shoqërimin e psikologeve, u dërguan në komisariatin e Shkodres për t’u marrë në pyetje edhe fëmijët e mitur, të cilët kanë parë ngjarjen e rëndë.



