Ndotja e ajrit u shkurton jetën banorëve të Tokës me dy vite

Ndotja e ajrit u shkurton jetën banorëve të Tokës me dy vite

Ndotja e ajrit redukton me dy vite jetëgjatësinë e çdo banori në Tokë, një haraç më i madh se ai i Covid-19. Ndryshe nga Covid, ndotja e ajrit do të vazhdojë edhe kur pandemia ka mbaruar.

Kjo llogaritje është realizuar nga ekspertët e Universitetit të Cikagos, të cilët azhurnojnë Indeksin e Jetës së Cilësisë së Ajrit çdo vit, i cili saktësisht 'përkthen' të dhënat e ndotjes në efekte shëndetësore.

Sipas raportit, nëse në të gjitha vendet nivelet do të binin nën pragun e treguar nga OBSH, ata do të fitonin një mesatare prej 1.9 vjet për frymë.

Ajri më i ndotur raportohet në katër vende, Indi, Bangladesh, Pakistan dhe Nepal, ku shkurtimi i jetës mund të arrijë deri në pesë vite, ndërsa në Evropë, SHBA situata është shumë më e mirë, për shembull Italia që do të fitonte sipas ekspertëve 0,4 vite. Kina tregohet si vendi me performancën më të mirë në periudhën e fundit.

Shkurtimi i jetës me 1.9 vite, sipas ekspertëve është më e madhe se ajo që shkaktohet për shkak të pirjes së duhanit, e cila është 1.8 vite dhe përdorimit të alkoolit 11 muaj, HIV 4 muaj.

"Edhe nëse kërcënimi i koronavirusit është serioz dhe meriton çdo vëmendje - thotë Michael Greenstone, krijuesi i indeksit, - e njëjta vëmendje po të tregohej edhe drejt ndotjes së ajrit do të lejojë që miliarda njerëz në botë të jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy