
Ka mbërritur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për samitin Bashkim Evropian-Ballkani Perëndimor.
Vuçiç u prit në sheshin Italia nga mikpritësi i këtij samiti, kryeministri Edi Rama.
“Vendosëm të vijmë dhe të diskutojmë për disa çështje, na duhet të mbrojmë të drejtat shtetërore.
Vučić thekoi se i dinë detyrimet e tyre për sa i përket BE-së.
Pas konsultimeve që zhvilluam, vendosëm të vinim të diskutonim të gjitha çështjeve. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut.
Jemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesat kombëtare në përputhje me Kushtetutën. Jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz nga BE dhe në fund t’u shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Do të dëgjojmë strategjinë e BE-së për të ardhmen dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne”.
Presidenti serb komentoi lajmet se Serbia është pranë Rusisë.
Serbia është shumë Rusisë, Serbia është vend i pavarur. Nëse dikush do të na gjykojë… duke folur për këtë gjë besoj se të gjithë ju keni dëgjuara se Serbia po udhëhiqte udhëzimet e Rusisë për të krijuar paqëndrueshmëri në Ballkan.
Ne e kemi përgënjeshtruar këtë më vepra, jo me fjalë. E vërteta del dhe të gjithë njerëzit e dinë të vërtetën”.



