
Numri i të burgosurve me Covid-19 ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit, duke krijuar një situatë shqetësuese në burgun e Shënkollit në Lezhë. Ky institucion është përcaktuar si vend karantinimi dhe trajtimi për këta të sëmurë.
Sipas të dhënave, aktualisht janë mbi 20 të dënuar të prekur nga koronavirusi, teksa 5 tyre janë në gjendje shëndetësore më të rënduar dhe po trajtohen në mënyrë të specializuar në dhoma të veçuara. Në shërbim të të infektuarve me Covid-19 është vënë stafi mjekësor i burgut, ndërsa në Shënkoll trajtohen të burgosur nga të gjitha burgjet e Shqipërisë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë prekur nga koronavirusi një numër i konsiderueshëm të burgosurish, ku nuk kanë munguar as fatalitetet. Në burgun e Shënkollit në Lezhë është vënë në dispozicion një godinë e veçantë dhe prej muajsh aty trajtohen të burgosurit e prekur nga COVID-19 të të gjithë Shqipërisë.



