Pleqtë e Europës zhvaten nga çunat e gocat e Tiranës. Mashtrimet për investime dhe jeta luksoze në Call Centera

Pleqtë e Europës zhvaten nga çunat e gocat e Tiranës. Mashtrimet për investime dhe jeta luksoze në Call Centera

Nga alarmi i partnerëve tek mburoja policore dhe refuzimi i One Albania për ti dhënë hetuesve klientët e ip është afera e zbuluar në operacionet kundër Call Centerave.

 

Goditja e 48 orëve më parë nga Policia dhe SPAK me kërkesë të autoriteteve francize zbuloi edhe atë që është dyshuar prej shumë kohësh.

 

Mbrotjien policore ndaj këtij aktiviteti të paligjshëm. Në pranga ra efektivi Agustin Berberi ndërsa u arrestuan edhe Gentian Pjetërgjokaj dhe Anisa Muçollari.

 

Ndërsa bisneze në të cilin ishte kamufluar Call Center ishte regjistruar pranë agjensice shtetërore me emrin tregtarë Ivision.al.

 

Ky rast u parapri edhe nga një goditje me sekuestron e 800 mijë euro cash dhe shpalljen në kërkim të bosëve të dyshuar.

 

Operacionet për goditjen e tre call centerave bëri që policia të shpall në këërkim edhe shtetasin Granit Pepnika.

 

Emisioni “factcheck” ka siguruar vendimin e masave të sigurisë ku për herë të parë faktohet se kompanitë provider të Internetit mes tyre One ALBANIA, jo vetëm që ska ndihmuar hetuesit por i ka penguar ata duke mos i kthyer përgjigje.

 

Ja se çfarë thuhet në vendim “ë vijim, theksohet se për shkak të përgjigjes së paplotë nga kompania ONE Albania, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion shtesë nga autoritetet austriake, të cilat më pas i janë përcjellë ONE Albania për të ndihmuar hetimin.

 

Megjithatë, në një përgjigje të datës 19.12.2024, ONE Albania ka deklaruar se adresat IP në fjalë janë publike dhe se nuk disponon kapacitete për identifikimin konkret të përdoruesve pa pasur adresat IP fundore.

 

Për këtë arsye, më 10.12.2024, autoritetet i kanë dërguar një tjetër shkresë kompanisë, duke e paralajmëruar për pasojat penale në rast vonesash apo dhënieje të pasaktë të informacionit.

 

Mungesa e përgjgjes zyrtare ka detyryar policinë më pas dhe palën Austriake të trokasin në zyrën e Kryeprokurorit Olsian Çela.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy