Zjarre nga pakujdesia/ Një në pranga, një tjetër ndiqet penalisht

Zjarre nga pakujdesia/ Një në pranga, një tjetër ndiqet penalisht

Një 38-vjeçar nga Lushnja u arrestua dhe një grua 31 vjeçe po ndiqet në gjendje të lirë për zjarrvënie nga pakujdesia.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen "18-Tetori" në Lushnjë, ku është vënë në pranga B. M., 38 vjeç, pasi motokorrësja me të cilën punonte në tokën e tij, ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje me bar që ishin brenda stanit.

Ndërkohë, në Golem të Madh, M. L., 31 vjeçe, po hetohet në gjendje të lirë, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e saj, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy