Për herë të parë, Ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar atë që dukshëm u duk si përplasje mes tij dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Në drekën e punës që zhvilloi me gazetarët, Lu është shprehur se nuk ka asgjë kundër Llallës, duke shtuar se ka qenë i shqetësuar për tre hapa të ndërmarrë prej tij që dukeshin se ishin të vendosura për të minuar reformën në drejtësi.
"Dua të them se nuk kam asgjë kundër Z. Llalla. Ishim të shqetësuar që kishte ndërmarrë tri hapa të veçuara që dukeshin se ishin të vendosura për të minuar reformën në drejtësi dhe ne i kishim bërë një premtim popullit shqiptar se kur ta shihnim këtë do të ngrinim zërin. Mendoj se duhet t’i përgjigjemi këtij angazhimi", deklaroi ambasadori Lu.



