
Partizani nis këtë të enjte, rrugëtimin europian, pasi përballet me skuadrën nga Malta, Marsaxlokk, në turin e parë kualifikues të Conference League.
Ndeshja luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në ekranin e MCN 24, prej orës 20:00.

Nënkampionët e Shqipërisë, do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, për të synuar në sfidën e kthimit kualifikimin.
E vetmja mungesë për trajnerin Shehi në këtë përballje, do të jetë ajo e mesfushorit Gjelbrim Taipi.



