Janë zbardhur kodet e trafikantëve shqiptarë të kokainës në Itali. “Keni nevojë për një pije, shihemi te frigoriferi”. Në fakt, frigoriferi ishte vendi ku bashkë me pijet maskohej kokaina dhe batuta është kodi që përdorej mes trafikantëve shqiptarë të kokainës dhe blerësve të saj.
Së fundi policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, që akuzohen si kokat e trafikut të drogës në territoret e Manta dhe Verzuolo. Mediat italiane raportojnë se në pranga janë vënë Ergys Gerbeti, Ermal Hasani dhe Bekim Kapidanja.
Nga hetimet ka rezultuar se tre shqiptarët kishin krijuar një monopol kokaine në zonat periferike të Saluzzos, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe kodet. Policia njofton se ata shisnin 1516 doza kokaine në ditë dhe secila.
Rrjeti ishte i mirëorganizuar. Nuk mbahet kontakt direkt me blerësit, por grupi vepronte me SMS. Si vende të preferuara ishin kryesisht poshte disa gurëve buzë rrugëve të caktuara. Në të njëjtin vend ktheheshin për të marrë edhe lekët.



