Presidenti i Bullgarisë shpall zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor

Presidenti i Bullgarisë shpall zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev emëroi të martën një qeveri të përkohshme të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Glavçev dhe caktoi 9 qershorin si datë për zgjedhjet e parakohshme, tha zyra e presidentit në një deklaratë.

Votimi parlamentar do të përkojë me zgjedhjet për anëtarët bullgarë të Parlamentit Evropian, tha ai.

“Ne duhet të jemi garantues të stabilitetit, nuk mund të lejojmë që vendi ynë të përfshihet në një krizë kushtetuese, dhe të jemi peng i ambicieve dhe dëshirave partiake”, tha Glavçev gjatë ceremonisë së dorëzimit të qeverisë.

Bullgaria, anëtarja më e varfër e Bashkimit Europian dhe një nga shtetet e saj më të korruptuara, është tronditur nga paqëndrueshmëria politike që nga protestat kundër korrupsionit në vitin 2020.

Deri në zgjedhjet në prill 2023, ajo qeverisej nga një sërë qeverish të përkohshme, të emëruara nga Radev në mungesë të një koalicioni të qëndrueshëm të zgjedhur.

Në fillim të këtij muaji, ministrja e Jashtme Mariya Gabriel dështoi të formonte një qeveri pas dorëheqjes së kryeministrit Nikolai Denkov më 5 mars.

Denkov dha dorëheqjen për të lejuar GERB të udhëheqë qeverinë për nëntë muaj, siç u ra dakord pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai gjithashtu refuzoi ftesën e Radev për të tentuar të formojë një qeveri.

Në zgjedhjet e prillit të kaluar, GERB doli i pari, duke fituar 69 vende në parlamentin prej 240 vendesh. Blloku i kryesuar nga PP fitoi 64 mandate. Sipas kushtetutës, parlamenti bullgar nuk duhet të shpërndahet përpara zgjedhjeve të parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy