Një incident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të vona të natën në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë mbetur të vdekur dy shtetas.
Mjeti me drejtues E.D., 30 vjeç dhe ai me drejtues L.C., janë përplasur në kryqëzim rreth orës 03:20.
Luan Cenollari dhe 69-vjeçari Ali Bejo kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi i automjetit tjetër i identifikuar me iniciale E.D., është dërguar në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



