Berisha: Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, bllokohet rezoluta për gjenocidin. Parashkrimi, amnisti për hajdutët

Berisha: Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, bllokohet rezoluta për gjenocidin. Parashkrimi, amnisti për hajdutët

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, pak para seancës së sotme plenare, deklaroi se parlamenti përjashton sërish nga shqyrtimi nismat e opozitës në një qëndrim politik të cilin e quajti të dënueshëm dhe antikushtetues.

Ai deklaroi se në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, të cilin e cilësoi si një ligj të domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.

Sipas tij, ligji tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit ky nen tani është i sanksionuar pavarësisht se është shkelur dhe nuk zbatuar nga institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë.

Ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në kodin zgjedhor, është një ide hakmarrëse.

Ne do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji, që ka standardet më të mira dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqenëse është i sanksionuar në Kushtetutë si proces.

Mossjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilin e mbështeti edhe AliBasha, për gjah shtrigash.

Ligji ka rregullat e veta, ka procedurat e veta dhe transparencën e plotë.

Si problemi të dytë madhor, Berisha ngriti bllokimin prej pothuajse një vit, të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai shtoi se kjo rezolutë e dorëzuar nga deputetët demokratë nuk paraqitet as për shqyrtim në komisione.

Të ishte agjente e betuar e Beogradit, Linda e parlamentit ndryshe nuk mund të sillej. Natyrisht është apo nuk është, atë nuk e di se nuk kam të dhëna, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit.

Di që ai e bllokon këtë totalisht me urdhër të tij. Gjenocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik, aktet e fundit të këtij gjenocidi u kryen me operacionin Patkoi gjatë luftës së vitit 1999.

Por gjenocidi serb është i dokumentuar jo vetëm në trevat e Kosovës, por ai është plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës. Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë.

Komisioni i ngritur për të hetuar shkaqet dhe krimet e luftës, i përbërë nga personalitete të shquara, ka konkluduar se barbaritë e Lumës janë gjenocid.

Edi Rama bllokon gjenocidin serb, por edhe urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendoren e ngritur në Kukës në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë.

Këto mund t’i bënte vetëm një pushtues serb, por nuk mund t’i bënte kurrë një shqiptar. Ne nuk pajtohemi me këtë dhe do insistojmë derisa të paraqitet rezoluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

E paralajmëroj që do paraqitet edhe rezoluta që dënon gjenocidin serb të Lumës, që është ndërkombëtarisht i njohur.

Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse njohja e të shkuarës dhe reflektimi që e ardhmja të mos lejojë përsëritjen e këtyre akteve.

Berisha tha se ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit.

Në këtë drejtim sqaroi se parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë.

Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.

Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë.

Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy