Eldis Arrnjeti, është një këngëtar i ri nga Shkodra, që karrierën e tij artistike e nisi që nga “Gjeniu i Vogël”.
Me eksperiencë tashmë me pjesëmarrje në disa evente, festivale dhe në muzikën live, Eldisi, vjen në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i rritur më me përvojë artistike.
Përderisa tashmë jam aktiv në muzikën live dhe përveçse jam nga Shkodra, domosdoshmërisht, publiku më ka ndjek, më do dhe ja ku jam deri sot.
Besoj se puna ime që kam bërë që te “Gjeniu i vogël”, kanë kaluar 10 vite dhe mendoj se jam rritur profesionalisht dhe artistikisht.
Gjithmonë e kam pasur ëndërr tv dhe muzikën. Pas Xheniut, mora pjesë në “Këngë moj” dhe duke qenë më i rritur, më i balancuar në muzikë, mora çmimin e dytë.
Eldisi thotë se teksa muzika rok&alternative i fle në shpirt, krahasimi që i bëjnë më zërin e ish-këngëtarit të grupit “Djemtë e Detit’, Gent Demailaj, i jep dyfish krenari.
Muzikën rok e dua me shpirt, dhe e performoj live. Krahasimi që më bëjnë me zërin e ish-këngëtarit të grupit “Djemtë e Detit’, Gent Demailaj, më jep dyfish krenari. Kam kënduar në koncertin ‘tribute’ për ndër të tij dhe jam pritur mjaft mirë.
Sa i takon festivaleve kam marrë pjesë në dy të fundit te festivali i RTSH’ dhe besoj se do të marrë pjesë sërish edhe te ‘Kënga magjike’, jam i gatshëm vetëm se duhet gjetur materiale të goditura për ti kënduar.



