
Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Dhoksat, në Njësinë Administrative Lunxheri, në Gjirokastër. Sipas informacioneve, flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi në zonat e mbjella me dru frutorë, më së shumti në vreshtat e fshatit Dhoksat dhe Nokovë.
Zjarrëfikëset e Gjirokastrës pkanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa e kanë të vështirë ndërhyrjen për të shuar flakët. Kjo pasi, në fshatin Palokastër vazhdojnë ende të jenë aktive vatrat e zjarrit.
Deri tani, në këtë zonë janë djegur 3 hektarë kullotë, ndërkohë që po rrezikohet djegia e 5 hektarë drurësh frutorë, kryesisht vreshtari.



