Baka: Shumica e mjeteve të bllokuara janë për gjoba të pashlyera, shqetësim parkimi i gabuar (VIDEO)

Baka: Shumica e mjeteve të bllokuara janë për gjoba të pashlyera, shqetësim parkimi i gabuar (VIDEO)

Specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka, e cilëson si detyrë të Policisë Rrugore ndëshkimin për kundravajtjet e konstatuara dhe se shifrat aktuale janë në normat e një jave.

Duke folur për MCN Live, Baka tha se për disa shkelje janë ezauruar të gjitha format e këshillimit dhe sensibilizimit.

Kemi ngjarje rrugore dhe kërkohet reagim nga Policia Rrugore dhe parandalimi bëhet duke ndëshkuar.

Në prill, maj presim të ketë shtim fluksi në kryeqytet dhe sa herë që kemi shtim fluksi rriten ngjarjet rrugore.

Forma e vetme e ndërgjegjësimit për kundravajtësit, është marrja e masave administrative.

Shumica e mjeteve të bllokuara janë për gjoba të pashlyera. Kjo ka ndodhur kryesisht në orët e vona.

Nuk është qëllimi të bllokosh mjetet, por të vjelësh ato masa që ke vendosur. Gjatë ditës ne kemi preferuar që me pëlqimin e drejtuesit të mjeteve të bëhet likuidimi i detyrimeve, duke shmangur bllokimin.

Parkimi i gabuar është fenomen i përditshëm shqetësues në kryeqytet. Kur ke ngarkesë trafiku, përqendrohesh në menaxhimin e trafikut dhe jo në marrjen e masave. Por masat aty janë.

Në ditët e pushimit, mendohet se ka trafik të rënduar, vjen Bajrami, më pas Pashkët dhe kjo mund të krijojë situatën e ngarkesës.

Por prapë nuk krahasohet me ditët kur shkollat janë në aktivitet. Fundjava ka qenë shumë e ngarkuar me trafikun.

Vitin që shkoi gjatë sezonit turistik jemi përballur me një fluks rekord qarkullimi.

Sivjet po e shikojmë me këndvështrim tjetër sezonin veror dhe do të marrim masa që të mos jemi të papërgatitur, siç na ndodhi vjet.

Mendoj se do të menaxhohet duke shtuar forcat e policisë në qarkullim dhe do ketë shpërndarje më të gjerë, duke filluar nga qershori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy