
Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në MCN Live ka komentuar lidhur me projektbuxhetin e vitit 2025 për të cilin u shpreh që besonqë këtë vit opozita të reflektojë nga gabimi i vitit të shkuar dhe të marrë pjesë në diskutimet e tij.
Ai tha se kemi një projektbuxhet elektoral ku mbizotërojnë tenderat dhe se buxheti është vënë në funksion të zgjedhjeve 2025.
Sipas tij, bujqësia është sektori më i keqfinancuar duke e zhytur në informalitet, ndërsa theksoi se nuk ka arsye për të rritur borxhin publik.
Shpresoj sepse vjet eksperienca nuk ishte pozitive u votua një buxhet për 7 minuta dhe shpresoj që këtë vit opozita të ketë reflektuar, dhe të marrë pjesë në diskutimin e projektbuxhetit. Unë besoj që opozita të reflektoj nga ajo që ndodhi vitin e shkuar, mandatet e popullit i ka opozita aty për të sjellë sa më shumë ndryshim të mundshëm me përballimin e saj në parlament.
Paratë janë buxhet elektoral dhe ai ca ka investime publike, tendera, tani kemi përqendrim të fondeve te pushteti lokal, por e gjitha është në funksion të zgjedhjeve 2025 dhe nga ana tjetër është indeksimi i pensioneve që i bie as një përqind, pra në këtë situatë që gjenden sot pensionet është e tmerrshme.
E dyta është sektori që ka nevojë për më shumë vëmendje që është bujqësia e cila është lënë shumë pas dore dhe Braçe që duket aq i përfshirë në politikat e bujqësisë është shkaktari kryesor, kanë bërë që bujqësia të kalojë nga sektori i parë, të rrudhet 22% e prodhimit bruto në 18% dhe të zhytet në informalitet sepse politikat fiskale të Braçes kanë bërë që bujqësia sot të kthehet e gjitha pothuajse në informalitet. Mungesat e subvencionimeve kanë bërë që njerëzit të braktisin tokat dhe bagëtinë sepse nuk u del llogaria.
E treta pastaj është çështje e borxhit, ne kemi 3 vjet që jemi duke jetuar një situatë e cila për shkak të shumë rrethanave buxheti nuk arrin të ekzekutohet i gjithë brenda vitit. Nuk besoj se do arrijmë në ekzekutim të buxhetit të gjithë vitit, atëherë për çfarë është borxhi i nevojshëm, pra këto janë disa nga problematikat, por një buxhet elektoral që ka jashtë vëmendjes së tij hallet e qytetarëve dhe problemet themelore të ekonomisë shqiptare.
Më tej duke komentuar buxhetin ai tha se PS nuk ka para për pensionistët sepse i duhen për fushatën elektorale 300 mln euro.
Ku ka lekë nuk ka llafe, tani si t’ja bëjmë për ti mbushur mendjen që na jepni votën dalim i takojmë. Nëse do kishte PS fokus pensionistët i jep lekët, por ata s’kanë lekë për pensionistët sepse do grasatuar makineria e zgjedhjeve për fushatë elektorale.
Në një përgjim të 2017 për Tahirin dilte se vetëm ai donte 20 mijë euro për fushatë, tani ku gjenden këto lekë nga lekët që kemi te shtëpia si ngacmojmë po kemi lekët e shqiptarëve. Mbi 300 mln euro shkojnë për fushatë elektorale të PS. Ata marrin lekët e shqiptarëve përmes tenderave dhe financojnë fushatën.



