Franca shtrëngon masat kundër Covid me disa vende të BE-së

Franca shtrëngon masat kundër Covid me disa vende të BE-së

Franca do të vendosë teste COVID-19 të marra brenda 24 orëve nga nisja për personat e pa vaksinuar të cilët udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Portugalia, Qipro, Greqia dhe Holanda.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zyra e kryeministrit.

Deri më tani testet duhej të kryheshin brenda 48 orëve nga nisja për personat që udhëtonin nga Mbretëria e Bashkuar dhe 72 orë për vendet e tjera. Por për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve masat kanë ndryshuar dhe do të hyjnë në fuqi nga mesnata e së Dielës.

Shqetësimet në rritje për variantin Delta, i cili përhapet shpejt kanë bërë Francën të shtrëngojë masat, pasi Europa po përjeton një valë të re infektimesh.

Vetëm një ditë më parë Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 51,000 të infektuar të rinj, numri më i lartë ditor që nga 15 Janari.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 99% e rasteve të reja janë nga varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy