Shkrimtari amerikan Paul Auster, që shkroi triologjinë e New York, novela me mistere, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Auster shkroi më shumë se 30 libra në karrierë dhe fitoi status kult në vitet ’80 dhe ’90.
Romanet e tij ishin shpesh tregime ekzistencialiste për të huajt dhe ishin veçanërisht të suksesshëm në Evropë.
Shkrimtari vdiq të martën në shtëpinë e tij në Brooklyn për shkak të komplikimeve nga kanceri në mushkëri, konfirmoi miku i tij dhe autori tjetër Jacki Lyden.
Në mars 2023, gruaja e Auster, autorja Siri Hustvedt, njoftoi se ai ishte diagnostikuar me kancer.
Auster u vlerësua për dialogun e tij të mprehtë dhe librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.



