Macron nënshkruan ligjin kundër terrorizmit që zëvendëson gjendjen e jashtëzakonshme

Macron nënshkruan ligjin kundër terrorizmit që zëvendëson gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron nënshkroi sot ligjin kundër terrorizmit që pritet të zëvendësojë gjendjen e jashtëzakonshme, që hyri në fuqi pas atentateve të nëntorit 2015 që shkaktuan 130 të vdekur në Paris.

“Ky ligj do të na mundësojë të dalim nga gjendja e jashtëzakonshme duke filluar nga data 1 nëntor duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi presidenti që nënshkroi para kamerave këtë ligj në zyrën e tij në pallatin Elize.

Në qendër të këtij teksti shumë të përfolur, të miratuar nga Parlamenti më 18 tetor, figuron përforcimi i pushteteve të autoriteteve administrative (prefekti, ministri i Punëve të Brendshme) si dhe do të jetë më e lehte të kryehen hetime në banesë, të mbyllet një vend kulti apo të zhvillohen kontrolle të identitetit në kufij.

Këto masa rrjedhin nga gjendja e jashtëzakonshme pas atentateve të 13 nëntorit 2015 të zgjatur për herë të gjashtë në korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy