
Gazetarja Ola Xama thotë se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur vetëm fazën e hetimeve sa i takon dhënies me koncension të inceneratorit të Tiranës.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo deklaroi se procedura ka qenë e paracaktuar dhe fituesit të paracaktuar, dyshja Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto do të merrnin inceneratorin e Tiranës pasi morën të Elbasanit dhe Fierit.
Xama shtoi se te këto hetime u gjetën gabime te studimi i fizibilitetit dhe sa i takon parashikimit të të ardhurave apo vlerës së investimeve.
Por ajo shtoi se ndërtuesit ishin nën terror nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, duke i detyruar që të depozitonin dherat.
Ajo që ndodhi më e tmerrshmja, është që edhe pse me ato gabime aty do të investohen 128 milionë euro pa TVSH apo 140 milionë euro me TVSH dhe këto para edhe pse nga buxheti i shtetit deri më sot janë dhënë 90 milionë euro dhe nga dherat 50 milionë euro, afro 140 milionë euro, këto para janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Faza e zbatimit të kontratës koncensionare është ende nën hetime. Ndërkohë disa masa të fundit që janë marrë në korrik 2023 lidhen vetëm me çështjen e pastrimit të parave.
Hetimi është shumë i copëzuar për inceneratorin e Tiranës.
Më e tmerrshmja është që për herë të parë në disa dokumente që kemi siguruar është se në llogaritë e koncensionarit kur është sekuestruar kompania nga SPAK janë gjetur 4 milionë lekë të reja ose 40 milionë lekë të vjetra dhe pjesa tjetër e parave.
Nga dokumentet zyrtare që kam arritur të siguroj Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë parapaguar dhe veten me disa fatura.
Një rast ishte kur kompania “Geogenics” kishte lidhur një kontratë me kompaninë “Integrated Energy” për t’i dërguar një pajisje për pastrimin e tymrave të inceneratorit, ndërkohë që aty incenerator nuk kishte.
Tek investimet që janë bërë te ineneratori i Tiranës rezultojnë 23 milionë euro të investuara, ku 12 milionë euro janë marrë kredi dhe pjesa tjetër janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Po të kalkulojmë edhe kostot e operimit dhe kapsulimit të mbetjeve, më rezultojnë 56 milionë euro që janë përfituar nga inceneratori i Tiranës deri në fund të vitit pa llogaritur vitin 2024.
SPAK ka gjurmuar disa gjurmë të transaksioneve të parave dhe gjurmë pagesash janë konstatuar drejt Bullgarisë, Lituanisë, Portugali, Turqisë, Holandës, ndërkohë që vetëm një bankë në Angli ka refuzuar këto lloj transaksionesh.
Paratë janë nisur përmes bankave shqiptare, edhe bankat shqiptare sa i takon kësaj afere duhen vënë në pikëpyetje, se ajo që është më e tmerrshme paratë e dherave kalonin në formën e keshit, pra kompanitë ia dorëzonin një njeriu të ngarkuar nga Mirel Mërtiri, punonjësi i inceneratorit të Tiranës, ia jepnin paratë kesh në dorë atij dhe ai ia dërgonte Mirel Mërtirit në Vjenë.
Pra në kulmin e hetimeve të inceneratorit në vitin 2023, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto vazhdonin të merrnin para nga inceneratori i Tiranës.
Një pjesë e mirë e parave të dherave është dhënë në formë keshi ose kleringu për apartamente. Meqenëse ishin kompani ndërtuese.
Disa emaile tregojnë se si ndërtuesit luteshin për klering Mërtirit dhe Zotos dhe në shumë raste refuzonin.
Ose i jepeshin klering për makineri dhe pajisje që mund të jepnin për inceneratorin e Tiranës dhe sërish refuzoheshin.
Në ato vite ndërtuesit kanë qenë në terror nga dyshja Mërtiri-Zoto.
Kur është marrë në pyetje punonjësi i inceneratorit të Tiranës, se çfarë ndodhte nëse prishet kontratën, kishin kontakte dhe në dispozicion Policinë Bashkiake dhe IKMT që i ndëshkonin me gjoba, që të gjithë ndërtuesit detyroheshin të çonin dherat.
Në kontratë lejohet që koncensionari të krijojë të ardhura të tjera por jo me detyrim.
Ndërtuesit një pjesë e dherave mund të duhet sërish në kantierin e ndërtimit, hapnin gropë mund të mbyllnin gropë, jo të çojë policin bashkiak dhe punonjësit e kompanisë “Integrated Energy” që t’i detyronte të depozitonin dherat.
Çmimet nuk ishin të vendosura në kontratë, i vendosnin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Autoriteti kontraktor ka qenë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.



