
Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër banesë të kthyer në ‘shtëpi bari’ në Velipojë, ku është arrestuar një 22-vjeçar që e kishte marrë me qira, ndërsa është ndaluar edhe një punonjës i OSHEE-së. Ky është operacioni i katërt në më pak se dy muaj, duke çuar në zbardhjen e 7 ambienteve të tilla.



