
Të gjithë e duan Agim Krajkën ishte koncerti që u mbajt të premten, 7 dhjetor, në nder të mjeshtrit të muzikës dhe në përmbyllje të 60 vjetorit të Ansamblit Popullor.
Gjatë koncertit mjeshtri Agim Krajka u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Mbrëmja ofroi momente speciale dhe prekëse, kur në skenë u ngjitën djemtë e mjeshtrit, të cilët kishin kompozuar një pjesë në nder të të atit.
Emrat më në zë të muzikës shqiptare u ngjitën në skenë. Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse ai kompozoi për të gjithë.
Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të këngës së lehtë moderne, sepse muzika e tij është kinematografike e simfonike.
Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij folklorit, duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta pasur si muzën më të shtrenjtë.
Per te ndjekur me nga afer pak nga magjia e asaj nate , ndiqni disa nga momentet me te bukura te shfaqjes dhe intervisten qe Dasara ka zhvilluar me te gjithe familjen e Krajkave.



