Shkodër/ Lëvizte me armë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 20-vjeçari

Shkodër/ Lëvizte me armë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur duke lëvizur në automjet me armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin "Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy