Autoriteti i mediave audiovizive zhvilloi sot tryezën e tretë të diskutimit mbi krijimin e bordit të monitorimit të shikueshmërisë. Debatet në këtë mbledhje u përqendruan tek kriteret që duhet të përmbushin tre televizionet lokale që do të jenë pjesë e këtij bordi dhe kusht kryesor do të jetë numri i punonjësve dhe bilancet e dy viteve të fundit.



